Dërgohet në mbajtje i dyshuari i dytë për vrasjen në tentativë, në Baincë të Drenasit
Dërgohet në mbajtje i dyshuari i dytë për vrasjen në tentativë, në Baincë të Drenasit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje i dyshuari i dytë për vrasje të rëndë të tentativë në fshatin Baincë të Drenasit, më 10 mars të këtij viti.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e të dyshuarit nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar L.Z, mashkull 19-vjeçar, mbrëmë të paraqitet në polici.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.