TË FUNDIT

Sot takimi i madh i Ohrit, a do të ketë marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë?

Ohri sot është pika nevralgjike ku do vendoset se a do ketë një marrëveshje në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq, zhvillohet pas takimit të 27 shkurtit në Bruksel.

Takimi i Brukselit i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, kishte përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete mes paleve, por si mundësi u la takimi i sotëm në Ohër.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *