Sheholli flet me burime: Ka ngërç në takimin Kurti – Vuçiq, ky është dokumenti që solli problemet
Sheholli flet me burime: Ka ngërç në takimin Kurti – Vuçiq, ky është dokumenti që solli problemet
Analisti Fatmir Sheholli, ka folur me burime për atë që ka ndodhur në takimin Kurti – Vuçiq.
Ai në një deklaratë të dhënë në Kanal10 ka thën se ka ngërç të jashtëzakonshëm në takimin në Ohër, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, ky ngërç ndërlidhet me një draft dokument të paraqitur nga Lajçak e Borrell, i cili paraqet ndryshim datash për afatet kohore.
“Ngërç të jashtëzakonshëm ka në takimin Kurti Vuçiq. Ky ngërç vjen si pasojë e një draft dokumenti që është paraqitur nga Lajçak dhe Borrell dhe ka ndryshime edhe për njërën dhe për palën tjetër. S’ka pasur kurrfarë mundësie që kjo të tejkalohet, tha Sheholli.
“BE po mundohet ta gjejë një formë të deklaratës se si do të dalë Borrelli në opinion që të mos koritë Serbinë e as vetën”, tha Sheholli. /Lajmi.net/