TË FUNDIT

Dy të arrestuar për vrasjen e sotme në kryeqytet

Dy të arrestuar për vrasjen e sotme në kryeqytet

Janë arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e një personi në lagjen Arbëri të kryeqytetit.

E shënuar sot rreth orës 13:50, përveç një të vrari, u plagosën edhe dy persona të tjerë, me njërin nga këta të dy që ka lëndime më të rënda, përcjell lajmi.net.

Lajmin për arrestimin e tyre e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ulaj ka shtuar se tashmë është lëshuar aktvendimi mbi ndalimin e dy personave nën masa të sigurisë, pasi të njëjtit janë në trajtim mjekësor.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave A.M dhe M.M , nën masat e sigurisë nga Polica, pasi që gjinden në trajtim mjekësor. Të njëjtit dyshohen për veprën penale “ Vrasje e rëndë”, sipas KPRK-së”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *