Qeveria “majtiste” ekzekuton mbështetjen financiare për biznesmenët që rritën pagat
Qeveria “majtiste” ekzekuton mbështetjen financiare për biznesmenët që rritën pagat
Qeveria e Republikës së Kosovës ka ekzekutuar mbështetjen financiare për punëdhënësit që rritën pagat në sektorin privat.
Këtë e konfirmoi ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell lajmi.net.
Kryetari i Sindikatës së KEK-ut: Nëse nuk ngriten pagat, do ta lëmë Kosovën në terrPunëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë protestuar sot në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Përmes kësaj proteste, të njëjtët kanë kërkuar rritje të pagave. Krahas rritjes së pagës punëtorët e KEK-ut, po kërkojnë edhe pagesën për shujtën ushqimore, rrezikshmërinë në punë, pagesën për punën në vikend sipas Ligjit të Punës, si dhe respektimin e…Lexo me shumëlajmi.net
“Sot është ekzekutuar mbështetja për punëdhënësit që kanë rritur pagat e 16,996 punëtorëve në sektorin privat, masë me të cilën kemi subvencionuar 50% të rritjes së pagës për 3 muajt e parë.
Me përmbushjen e kësaj mase, është shënuar kështu edhe kompletimi i të gjitha masave të Pakos për Përballje me Inflacionin”, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: