TË FUNDIT

Escobar nesër në Kosovë, takon kryeministrin dhe presidenten një ditë para takimit Kurti-Vuçiq

Escobar nesër në Kosovë, takon kryeministrin dhe presidenten një ditë para takimit Kurti-Vuçiq

I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, do të vijë nesër në Kosovë.

Emisari amerikan, Gabriel Escobar pritet që gjatë vizitës së nesërme të takoj krerët e institucioneve shtetërore në Kosovë.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Takimi do të mbahet të premten”,deklaroi Kryeziu.

Përpos takimit Kurti-Escobar, ky i fundit do të takojë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Këto takime vinë një ditë para takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Takimi Kurti-Vuçiq për dallim nga herat e kaluara, kësaj radhe zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në takimin e së shtunës në mes Kurtit dhe Vuçiq çështje kyçe do të jetë plani evropian.

Plani evropian ndryshe është prezantuar edhe në takimet e kaluara. Pas takimit të 27 shkurt në Bruksel, kryeministri Kurti pati deklaruar se ka pasur pajtueshmëri në lidhje me këtë propozim, por që pala serbe ka refuzuar që të nënshkruaje.

Sipas tij të njëjtit refuzuan nënshkrimin, duke kërkuar ndryshime.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht kanë kërkuar që Kosova të pranojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjë kjo e refuzuar nga kryeministri Kurti.

Një kërkesë e tillë ka vazhduar të bëhet edhe gjatë ditëve të fundit.

Vizita e Escobar në Kosovë vie një ditë pas takimeve që ai zhvilloi në Beograd, me përfaqësuesit shtetërore atje si presidenti serb, Vuçiq dhe kryeministrja serbe, Brnabiq./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *