Arrestohet një person në Gjilan, sekuestron rreth 3 mijë euro të dyshuara si të falsifikuara
Arrestohet një person në Gjilan, sekuestron rreth 3 mijë euro të dyshuara si të falsifikuara
Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjilan, ka kryer veprime hetimore/operative nën dyshimin për ‘falsifikim parash’, ku sot ka realizuar kontroll me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan.
Gjatë bastisjes së realizuar në objektin ku është dyshuar se mbahen paratë e falsifikuara, gjegjësisht në shtëpinë e të dyshuarit I. I. (1990) m/k janë gjetur dhe janë sekuestruar kartëmonedha të dyshuara për falsifikim në vlerë prej 1×200 €, 12×100 €, 27×50 €, monedha të metalta 57×1 €, 16×2 €, 37×0.50 €, 45×0.20 €, 24×0.10 € dhe 20×0.05 €.
“Vlera e përgjithshme e parave të konfiskuara është 2869.90 € (dy mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë), të cilat do të ekzaminohen nga Njësiti i Krimteknikës Rajonale në Gjilan, për shkak të dyshimit se nuk përkojnë me veçoritë teknike dhe tiparet e sigurisë për monedhat euro”,thuhet në njoftimin për media, trasnmeton lajmi.net.
I dyshuari I. I. është shoqëruar në NJRHKEK, në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe pas përfundimit të intervistës, me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./Lajmi.net/