Aksioni në kompaninë “Ambienti” në Pejë, nëntë persona shoqërohen në polici
Aksioni në kompaninë “Ambienti” në Pejë, nëntë persona shoqërohen në polici
Policia e Kosovës ka zhvilluar sot aksion në Ndërmarrjen Publike të pastrimit “Ambienti”, në Pejë.
Lajmi.net ka mësuar që deri më tani në polici janë shoqëruar nëntë persona të dyshuar.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kësaj ndërmarrje.
Gjatë ditës së sotme, lajmin për aksionin e policisë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, por i njëjti nuk ka dhënë detaje rreth aksionit duke thënë se është ende herët. /Lajmi.net/