Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shpëlarje parash, Policia tregon se çfarë iu gjetë në shtëpi dhe zyre të dyshuarës
Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shpëlarje parash, Policia tregon se çfarë iu gjetë në shtëpi dhe zyre të dyshuarës
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.
Me urdhër të gjykatës kompetente është kryer një kontroll në zyrën dhe vendbanimin e të dyshuarës femër, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lartcekur dhe të shpërlarjes së parave.
Pas kontrollit të kryer në tri lokacione, Policia njoftoi se janë sekuestruar si dëshmi: Para, DVR, telefon mobil dhe dokumente në lidhje me rastin, transmeton lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/