TË FUNDIT

Lajçak: Nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje

Lajçak: Nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është duke qëndruar në Beograd.

Pas kësaj, Lajçak është deklaruar në lidhje me planin evropian, si dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai theksoi se nëse shikohet mirë propozimi i BE-së, ai flet për normalizim dhe jo për ndonjë lloj kapitullimi.

Lajçak ka përsëritur disa herë se duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe derisa theksoi se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje”.

Qëllimi, sipas Lajçak nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë.

“Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”,theksoi Lajcak për RTS, transmeton lajmi.net.

Në takimin e Ohrit që do të zhvillohet më 18 mars në mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiq, Lajçak tha se synohet të arrihet një marrëveshje që ka një mbështetje të tillë nga BE-ja, e që nuk e kujton të kaluarën.

Lajçak pritet që edhe sot të takohet me Vuçiq, gjatë qëndrimit në Serbi.

I njëjti ka viziutar gjatë javës që lamë pas edhe Kosovën, meqë rast ka takuar kryeministrin Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë të vendit./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *