TË FUNDIT

Pecit i dhemb pse Mustafa përmendi Vjosa Osmanin, i reagon ulët: Monitoroje tensionin

Pecit i dhemb pse Mustafa përmendi Vjosa Osmanin, i reagon ulët: Monitoroje tensionin

Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, në një postim sot në Facebook, i kërkoi presidentes së vendit, Vjosa Osmani, që të tregojë nëse pika 7 e marrëveshjes me të cilën u pajtua dje kryeministri Kurti në Bruksel, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Madje, Mustafa në postimin e tij, tha se Osmani “vet-shitet” si jurist e fortë, dhe se duhet ta shpjegojë se si Kurti u dha “kompetenca ekzekutive” serbëve, shkruan lajmi.net.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar njëri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Osmanit, ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Peci madje iu drejtua ulët Mustafës me fjalët “monitoroje tensionin”.

“Ju edhe mund të shpreheni për çfarëdo, por duke qenë se janë pasojat e veprimeve tuaja politike me të cilat përballemi sot, së paku në këtë periudhë rri qetë, nëse nuk ke për të thënë diçka përtej pendimit”, shkroi Peci.

Postimi i plotë:

Më 25 gusht të vitit 2015, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa ka nënshkruar katër marrëveshje me Serbinë, në mesin e të cilave ishte edhe Asociacioni komunave me shumicë serbe.

Sot, shkelësi i 23-fishtë i Kushtetutës, Isa Mustafa, ish-kryeministër, paska shkretuar sërish duke shfryer mllefin kundrejt presidentes Osmani, për sherrin që ia ka lënë në shpinë Kosovës.

Më mirë se ti Isa Mustafa askush nuk e di se çfarë do të thotë Asociacioni dhe çfarë thonë edhe nenet specifike, thjesht sepse ti je kumbara i Asociacionit.

Si një ekonomist i vetë-shitur, mbase e kupton që me logjikën e ekonomisë së tregut, të ka skadu qëndrimi në politikë dhe atë pas ndëshkimit nga vota qytetare. Si një qytetar në pension, ke kohë të reflektosh prapa dhe ta konfirmosh se Asociacioni dhe çfarëdo zhvillimi në raport me situatën aktuale politike e kemi trashëgim nga ti dhe shokët e tu.

Monitoroje tensionin, sepse Asociacionin na e le ti, e gjetëm këtu.

Ju edhe mund të shpreheni për çfarëdo, por duke qenë se janë pasojat e veprimeve tuaja politike me të cilat përballemi sot, së paku në këtë periudhë rri qetë, nëse nuk ke për të thënë diçka përtej pendimit!./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *