Dy figura të njohura braktisin LDK-në
Dita e martë e 14 marsit e ka gjetur Lidhjen Demokratike të Kosovës të pambuluar në dy funksione të larta zyrtare: atë të njërës pozitë të nënkryetarit dhe të zyrtares për media.
Këto pozita kanë mbetur vakante për shkak të dy dorëheqjeve të njoftuara publikisht sot.
Sibel Halimi, që ushtronte funksionin e zëdhënëses dhe Shqipe Mjekiqi, ish-nënkryetare partisë, kanë dhënë dorëheqje nga postet që mbanin në LDK.
Ato e kanë braktisur LDK-në dhe Lumir Abdixhikun, liderin e ri të partisë që u kishte besuar atyre dy pozita të larta në strukturat partiake, dy vjet pasi ishin prezantuar si të përzgjedhurat e kryetarit në procesin e reformimit të Lidhjes Demokratike.
Mjekiqi ishte emëruar nënkryetare e LDK-së më 20 mars 2021.
Në atë kohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e kishte cilësuar aderimin e Mjekiqit si “motiv i aktivizimit politik për të rinjtë dhe të rejat” e vendit tonë.
Dy vjet më vonë, Mjekiqi është larguar pa e bërë të ditur motivin.
Dorëheqjet e tyre ndërlidhen me pakënaqësitë e brendshme në partinë e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, lideri i ri i partisë, ka marrë vesh nga burime të afërta me Lidhjen Demokratike./Bota Sot