Pas vizitës në Prishtinë, kryediplomati grek bisedon me Lajçakun
Pas vizitës në Prishtinë, kryediplomati grek bisedon me Lajçakun
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në lidhje me vizitën e tij në Prishtinë.
Përmes një shkrimi në Twitter, Dendias tregoi se diskutuan për zhvillimet e fundit në dialog, përcjell lajmi.net.
“Kam zhvilluar një bisedë telefonike sot me Miroslav Lajcak dhe e informova për vizitën time të fundit në Prishtinë. Diskutim në kohë për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Beograd – Prishtinë”, ka shkruar Dendias në Twitter.
Në vizitën e tij të gjashtë si kryediplomat në Kosovë, Dendias të dielën ka takuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, me të cilët ka diskutuar mbi procesin e dialogut me Serbinë, zhvillimet e fundit politike në vend dhe rajon./Lajmi.net/
I held a telephone conversation today with the #EUSR, @MiroslavLajcak and briefed him on my recent visit to #Pristina. Timely discussion on the latest developments regarding the Belgrade – Pristina Dialogue. pic.twitter.com/TxHdG8aoWF
— Nikos Dendias (@NikosDendias) March 13, 2023