Pamje nga aksidenti në Prizren ku u lënduan katër persona
Pamje nga aksidenti në Prizren ku u lënduan katër persona
Si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi sonte në Prizren, u lënduan katër persona.
Në mesin e të lënduarve ishin edhe dy zyrtarë policor.
Të lënduarit nga ky aksident po vazhdojnë të trajtohen në kuadër të Spitalit Rajonal të Prizrenit.
Tashmë në media është publikuar edhe një fotografi e aksidentit në fjalë, të ndodhur mbrëmjen e sotme në Prizren.
“Ju informojmë se rreth orës 20:10 në dalje të autostradës Prizren Jug ka ndodhur një aksident në mes dy veturave civile. Në njërën nga veturat kanë qenë duke udhëtuar zyrtarët policorë të cilët po ktheheshin nga puna në shtëpi. Në këtë aksident janë lënduar dy zyrtarë policorë dhe dy civilë. Zyrtarët policorë të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë por dyshohet se njëri prej tyre është lënduar rëndë”,u tha nga Policia e Kosovës./Lajmi.net/