TË FUNDIT

Kurti: Serbia refuzoi marrëveshje në Bruksel, ne po dëshmojmë konstruktivitet

Kurti: Serbia refuzoi marrëveshje në Bruksel, ne po dëshmojmë konstruktivitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video- mesazh në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it, organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit Mannheim-it.

Kurti foli po ashtu, edhe për takimin e 18 marsit, ku përmendi edhe refuzimin e Serbisë për një marrëveshje në Bruksel, duke theksuar se Kosova po tregon konstruktivitet.

“Në takimin trilateral në Bruksel unë ofrova të nënshkruaja një marrëveshje bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi, dhe këtë refuzim ai e bëri publik pasi doli nga takimi”, është shprehur kryeministri.

“Javën tjetër ne do të takohemi sërish në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruaj propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen”, ka vijuar Kurti.

Kujtojmë se takimi i radhës i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *