TË FUNDIT

Vuçiqi nervozohet për lajmin e mirë për vizat, thotë se kjo ndikon tek Kurti

Vuçiqi nervozohet për lajmin e mirë për vizat, thotë se kjo ndikon tek Kurti

Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, siç duket nuk i ka pëlqyer aspak vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së për të dhënë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një intervistë për mediat serbe, Vuçiq ka thënë se marrja e vendimit në këtë moment, inkurajon sipas tij “Kurtin që të mos përmbush obligimet e dialogut”, shkruan lajmi.net.

“Lajçak ishte sot në Prishtinë dhe sipas asaj që pashë nga deklaratat atje, pothuajse nuk është bërë ndonjë përparim. Gjithçka është çështje interpretimi, por jam pothuajse i sigurt se Kurti është i vendosur të mos e formojë Asociacionin dhe se është e lehtë që ai ta bëjë pasi që këtë e tregon vendimi i sotëm i BE-së për anulimin e regjimit të vizave”, thotë ai.

Ai thotë se nuk e ka problem vendimin dhe nuk është kundër vendimit për heqjen e vizave, por që problem sipas tij është momenti në të cilin është marrë ky vendim.

“Momenti që ndodh tregon se ata nuk janë të gatshëm të bëjnë presion ndaj Kurtit, por është duke e inkurajuar Kurtin për mos përmbushjen e obligimeve që ka. Ky është problem”, ka shtuar Vuçiq. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *