Tjetër foto: Rahimaj e mban me krenari Kurtin si luan në zyrën e tij
Tjetër foto: Rahimaj e mban me krenari Kurtin si luan në zyrën e tij
Në rrjetet sociale kanë plasur talljet me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj.
Ky i fundit që vije nga radhët e VV-së, në zyrën e tij në komunë po mban një pikturë ku kryeministri Kurti pasqyrohet si luan në një përrua, shkruan lajmi.net.
Kjo pikturë, në rrjete sociale, ishte përdorur si fotografi nga fansat që Kurtit i besojnë verbërisht, por s’i kishte shkuar në mendje dikujt që ajo mund të lihej në murin e një zyreje nga një kryetar komune.
Ndërkaq është publikuar edhe një fotografi tjetër kur Rahimaj shihet teksa me krenari dhe i buzëqeshur qëndron para kësaj pikture. /Lajmi.net/