Këshilli i Ministrave të BE-së miratoi në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën
Këshilli i Ministrave të BE-së miratoi në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën
Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka miratuar me unanimitet vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Këshilli i ministrave sot kanë miratuar në lexim të parë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës.
Heqja e vizave për Kosovën do të zbatohet që nga data kur Sistemi Evropian i Informacioni dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) hyn në fuqi, ose nga 1 janari 2024, cilado që të vijë e para.
Rregullat e reja duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian, përpara se të nënshkruhen dhe publikohen edhe në gazetën zyrtare të BE-së.
Kësisoj stafeta për veprimet e ardhshme në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave mbetet të drejtohet nga Parlamenti Evropian.
Qytetarët e Kosovës vazhdojnë që të jenë ndër të paktët që nuk kanë ende mundësinë e lëvizjes pa viza në zonën Schengen të Evropës./Lajmi.net/