TË FUNDIT

Haxhiu-Musliut: Thoni se nuk ka femicid në Kosovë, po i inkurajoni kriminelët

Haxhiu-Musliut: Thoni se nuk ka femicid në Kosovë, po i inkurajoni kriminelët

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka reaguar deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila deklaroi se në Kosovë nuk ka femicid.

Haxhiu tha se në Kosova ka femicid dhe se mohimi i tij i inkurajon kriminelët.

“Nuk e kam pritur kurrë që një deputete në Kuvendin e Kosovës të mbajë kësisoj fjalimi, që e nxit dhunuesin apo vrasësin”, ka thënë ndër të tjerash Haxhiu.

Ministrja ka thënë se mendësia e Musliut është mendësie e PDK-së e cila nuk ka bërë asgjë për ta luftuar dhunën ndaj grave.

“Jeni të papërmirësueshëm. Po them jeni të papërmirësueshëm. Po i arsyetoni vrasjet e grave në Kosovë. Njësoj keni vepruar edhe më herët”,tha Haxhiu./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *