Banesë, shtëpi, dy vetura: Kjo është pasuria e drejtorit të ri të Policisë së Kosovës
Banesë, shtëpi, dy vetura: Kjo është pasuria e drejtorit të ri të Policisë së Kosovës
Gazmend Hoxha nga sot do të jetë Drejtor i Ri i Policisë së Kosovës. Kjo pasi që Qeveria vendosi për emërimin e tij.
Si drejtor i departamentit të operacioneve në Policinë e Kosovës, Hoxha e kishte deklaruar vitin e kaluar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion, shkruan lajmi.net.
Siç shihet në deklarimin e tij në AKK, Hoxha posedon një banesë në vlerë 55 mijë euro, një shtëpi të cilës ia ka vënë vlerën 35 mijë euro si dhe tokë dhe mal në vlerë 200 mijë euro. Këto pasuri të paluajtshme, Hoxha i ka deklaruar në pronësi të përbashkët.
Tutje, Hoxha ka thënë se ka dy vetura, një në vlerë 2 mijë e 800, tjetra në vlerë 5 mijë e 500 euro.
Si para të gatshme në bankë, Hoxha ka deklaruar se ka 2 mijë e 700 euro. /Lajmi.net/