TË FUNDIT

Abdixhiku takon këshilltaren e Macronit, kërkon implementim të Asociacionit “sipas Kushtetutës”

Abdixhiku takon këshilltaren e Macronit, kërkon implementim të Asociacionit “sipas Kushtetutës”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është pritur sot në Paris në pallatin Elysee nga këshilltarja e presidentit Macron, Isabelle Dumont.

Këtë, ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Abdixhiku ka thënë se në këtë takim ka shprehur falënderimet e Kosovës për mbështetjen e Francës në të gjitha periudhat shtetërore, shkruan lajmi.net.

Ai shton se implementimet e marrëveshjeve paraprake, konform Kushtetutës, nuk ka alternativë.

“Gjatë ditës, në takime të ndara u prita dhe në Ministri të Punëve të Jashtme dhe në Senatin francez. Aty takova zëvendësdrejtorin për Evropën Kontinentale, z. Sylvain Guiaugue, si dhe Senatoren Sénatrice Laure Darcos, kryetare e Grupit të Miqësisë Francë – Kosovë në Senat”, shkroi ai.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Sot, në Paris, u prita në Pallatin Presidencial Élysée nga Këshilltarja e Presidentit Macron, znj. Isabelle Dumont.

Shpreha falënderimet për mbështetjen e shtetit francez në të gjitha periudhat shtetndërtuese të Republikës së Kosovës. Ritheksova qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut, si një proces të cilin vendi ynë duhet ta trajtojë me prioritet si mjet drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen në qendër të saj. Implementimi i marrëveshjeve paraprake, komform rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nuk kanë alternativë. Shtrova po ashtu, domosdoshmërinë e hapjes së rrugës së re, drejt integrimit euroatlantik, me theks të veçantë, anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në NATO; dhe mbështetjen që Franca mund ta jep në këtë drejtim.

Gjatë ditës, në takime të ndara u prita dhe në Ministri të Punëve të Jashtme dhe në Senatin francez. Aty takova zëvendësdrejtorin për Evropën Kontinentale, z. Sylvain Guiaugue, si dhe Senatoren Sénatrice Laure Darcos, kryetare e Grupit të Miqësisë Francë – Kosovë në Senat./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *