Arrestohet një femër në një lokal masazhi në Prishtinë, dyshohet se merrej me prostitucion
Arrestohet një femër në një lokal masazhi në Prishtinë, dyshohet se merrej me prostitucion
Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Prishtinë, pasi e njëjta dyshohet se merrej me prostitucion.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se ajo u arrestua në një lokal masazhi.
“Janë gjetur dhe sekuestruar një telefon dhe tridhjetë e pesë 35 euro”, thuhet aty.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet.