E rëndë: Vdes një 2- vjeçar nga Gjilani, varrimi do të bëhet nesër
E rëndë: Vdes një 2- vjeçar nga Gjilani, varrimi do të bëhet nesër
Një fëmijë i moshës 2- vjeçare ka ndërruar jetë, sot në qytetin e Gjilanit.
Lajmin për vdekjen e fëmijës e ka bërë të ditur babai i tij, Ilir Shaqiri, përcjell lajmi.net.
Përmes një postimi në Facebook, Shaqiri ka njoftuar se varrimi do të bëhet me datën 07.03.2023 me namazin e drekës, në varrezat e qytetit të Gjilanit.
“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë dashamirët e familjes sone se sot me datën 06.03.2023, më i dashuri ynë Trisi, ka ndërruar jetë.
Varrimi bëhet me datën 07.03.2023 me namazin e drekës, në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Qofshë i Xhehnetit o biri jonë do të kujtojmë me buzëqeshje gjithmonë, sepse i buzëqeshur ke qenë gjithmonë.”, ka shkruar ai./Lajmi.net/