TË FUNDIT

Kurti pyetet për Asociacionin: Nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me kushtetutën, asnjëherë

Kurti pyetet për Asociacionin: Nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me kushtetutën, asnjëherë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar sot në lidhje me takimin e fundit në Bruksel, takim ky trilateral në mes tij, presidentit serb, Aleksandar Vuciq si dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Ndër të tjerash Kurti tha se nuk ka nënshkruar asgjë, por vetëm pati një propozim të BE-së ku nuk përfshihet diçka jashtë marrëveshjeve të kaluara.

Ndër të tjerash ai tha se nuk do t’i tolerojë gabimet politike e historike të qeverive të kaluara.

Me këtë rast ai i është referuar marrëveshjeve paraprake të bëra nga ish-presidenti Hashim Thaçi, e ish kryeministri Isa Mustafa, për disa pika në raport me Serbinë, kryesisht ato për Asociacionin.

”Nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me kushtetutën, asnjë nga kjo, asnjëherë.Gabimet politike, historike të qeverive të kaluara nuk do të përsëriten asnjëherë. Do të bëjë maksimalen që ato gabime t’i eliminojë apo së paku t’i reduktoj”,tha Kurti.

Ai theksoi se “Shumë detaje s’mund t’i them por mendja e shëndoshë e ka të lehtë t’i kuptojë ato çka kam pranuar”./Lajmi.net/

Kurti jep detaje: Asgjë e re e cila nuk ka qenë e pranuar në marrëveshjet e kaluara nuk ishte pjesë e propozimit evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *