TË FUNDIT

Bastiset shtëpia e një personi të dyshimtë në Prizren, gjenden narkotikë, para e armë të ndryshme

Bastiset shtëpia e një personi të dyshimtë në Prizren, gjenden narkotikë, para e armë të ndryshme

Policia e Kosovës ka kryer dje një bastisje në rajonin e Prizrenit. Me këtë rast njësitë policore kanë bastisur shtëpinë e një prej të dyshuarve, ku gjatë kryerjes së kësaj bastisje tek i njëjti janë gjetur armë dhe substanca narkotike.

Në lidhje me këtë rast gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë relevante si:

• Pesё (6) qese najloni me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshё tё pёrgjithshme prej 3 kg e 45 gram.

• Dy peshore digjitale

• Pistoletë me karikator me 3 fishek brenda.

• Pistoletë me njё karikator me 4 fishek

• Shtatё (7) fishekë kalibër i panjohur.

• Njёqind e pesёdhjetё e dy (152) qese plastike tё zbrazëta pёr paketim tё substancave narkotike.

• Dyzet (40) stega plastike,

• Dy (2) rolle me foli plastike,

• Njё(1) rolle foli alumini,

• Para në vlerë prej; 2880 euro, 70 franga zvicerane dhe 30 funta angleze.

Pas përfundimit të bastisjes së kryer, personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor ku është intervistuar në prezencën e avokatit dhe pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit kompetente është ndaluar për 48 orë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *