Ambasadori amerikan presion Kosovës: Asociacioni duhet të zgjidhet urgjentisht
Ambasadori amerikan presion Kosovës: Asociacioni duhet të zgjidhet urgjentisht
Ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher Hill tha se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të zgjidhet urgjentisht.
Ai në një intervistë për “Beta” tha se nëse fillohet me Asociacionin, si çështje parësore e cila duhet të marrë një epilog, atëherë serbët e Kosovës do të kthehen në institucione, shkruan lajmi.net.
“Mendoj se është më urgjente të zgjidhet çështja e Asociacionit dhe ka disa arsye për këtë, njëra prej tyre është se çështja ekziston për 10 vjet, dhe së dyti, mendoj se nëse fillojmë me të, njerëzit (serbët në Kosovë) do të kthehen në institucione. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të qetësojmë të gjithë situatën, sepse është e nevojshme”, tha Hill.
Në relacion me raportet Kosovë – Serbi, Hill tha se ka shumë punë për t’u bërë, por që parësore është zbatimi i marrëveshjes.
Ai shtoi se bashkë me rëndësinë e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, është edhe pjesa e urgjencës. /Lajmi.net/