Prishtina nga nesër themelon Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca
Prishtina nga nesër themelon Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca
Komuna e Prishtinës nga nesër nis themelimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, drejtori kjo e cila mision të saj do të ketë sigurinë humane, sigurinë në komunikacion, sigurinë e grupeve të cenueshme, sigurinë apo mbrojtjen e mjedisit, sigurinë e hapësirës publike, qentë endacak dhe sigurinë në shkolla.
Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Përparim Rama nesër do të mbajë konference për media.