“Në Kumanovë u nënshkrua kapitullimi i Jugosllavisë”, Kurti flet për idenë e Borrell që takimi i radhës të jetë në Maqedoninë e Veriut
“Në Kumanovë u nënshkrua kapitullimi i Jugosllavisë”, Kurti flet për idenë e Borrell që takimi i radhës të jetë në Maqedoninë e Veriut
Të hënën që lamë pas, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuciq, takim ky i zhvilluar në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së.
Pas kësaj nga Bashkimi Evropian kanë njoftuar se takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të zhvillohet në mes të marsit dhe se do të mbahet në Maqedoninë e Veriut.
Sipas të dhënave të para, shefi i Bashkimit Evrpian për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi, Joseph Borrell, ka një udhëtim drejt Maqedonisë së Veriut dhe kësisoj do ta shfrytëzoj këtë mundësi për të takuar Kurtin dhe Vuciq.
Në lidhje me këtë kryeministri Kurti tha sot se janë disa elemente që sipas tij ishin edhe arsyet që Borrell zgjodhi Maqedoninë e Veriut , për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë Kosovë-Serbi.
Sipas tij, është Kumanova njëra ndër vendet historike ku u nënshkrua kapitullimi i Jugosllavisë së Milloshevqiti, si njëra prej specifikave kryesore që Borrell bëri zgjedhjen e tij.
”Mos të harrojmë që më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë ishte nënshkruar kapitullimi i Jugosllavisë së Millosheviqit dhe së hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë mendoj që këto elemente simbolike kanë qenë të rëndësishme për Josep Borrell që të na ftojnë këtu për takimin e radhës të nivelit të lartë”,tha Kurti.
Kurti madje nuk pati vetëm këtë shpjegim.
”Shkupi është qyteti i madh më i afërt me Prishtinën, po ashtu mendoj që ka impakt të madh në rajonin në kuptim që Maqedonia e Veriut është një vend i cili avancon në kontekst të demokracisë, sundimit të ligjit dhe në kontekst të integrimeve evropiane. Republika e Kosovës zë vendin e 84 nga 180 vende dhe Maqedonia është në vendin e 85 për sundimin e ligjit. Në këtë kuptim jemi kampion për më të mirët”,shtoi ai.
Këtë deklarim kryeministri Kurti e bëri gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik në Shkup./Lajmi.net/