I ulur në karrocë, Kurti pret në takim përfaqësuesit e Handikos-it
I ulur në karrocë, Kurti pret në takim përfaqësuesit e Handikos-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Handikos-it, me rastin e 1 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës.
Kurti dhe kabineti i tij pritën përfaqësuesit ulur në karroca, në shenjë solidariteti me ta.
Ndërsa gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e Handikos-it pritet të takohen edhe me presidenten Vjosa Osmani si dhe të parin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca./Lajmi.net/