Dy vdekje të dyshimta brenda 24 orëve, njëra në Mitrovicë tjetra në rajonin e Gjilanit
Dy vdekje të dyshimta brenda 24 orëve, njëra në Mitrovicë tjetra në rajonin e Gjilanit
Një vdekje e dyshimtë është raportuar gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë.
Raportohet se viktima mashkull është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
Një rast tjetër i “Vdekjes së dyshimtë” është raportuar gjithashtu në rajonin e Gjilanit, saktësisht në Ranillukë.
Viktima mashkull dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.
Viktima ka pësuar lëndimet rupore dhe është dërguar në shtëpinë e shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Lajmi.net/