Besian Mustafa publikon pagën sa ishte ministër: E sfidoj Hekuran Muratin ta publikojë pagën e tij për muajin shkurt 2023
Besian Mustafa publikon pagën sa ishte ministër: E sfidoj Hekuran Muratin ta publikojë pagën e tij për muajin shkurt 2023
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa është deklaruar në lidhje me Ligjin e Pagave dhe ndryshimet që pasuan në ditën e djeshme tek ata që morën paga nga institucionet shtetërore.
Deputeti Mustafa ka publikuar pagën të cilën mori ai në shkurt 2021 sa ishte ministër i Bujqësisë, duke thënë se e sfidon ministrin e Financave, Hekuran Murati që të bëjë publike pagën e tij për muajin shkurt 2023.
Ai tha se në vitin 2021 kur ishte ministër, paga e tij ka qenë 1.208,42 euro, transmeton lajmi.net.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme pati vërejtje të shumta nga zyrtarë të shumtë shtetërorë të cilët ndër të tjerash theksuan se nga Ligji i Pagave nuk patën ngritje të pagave, por ulje dhe humbje.
Reagimi i Mustafës:
E sfidoj Hekuran Muratin ta publikojë pagën e tij për muajin shkurt 2023!
Paga ime e ministrit për muajin shkurt 2021 ka qenë 1.208,42 euro. Shihni SMS që kam pranuar nga banka.
Hekuran, sa qindra euro ja ke rritë pagën vetes?!./Lajmi.net/