Pas “PO-së” së Kurtit ndaj planit të BE-së, Bislimi takoi Lajçakun – Dalin detaje
Pas “PO-së” së Kurtit ndaj planit të BE-së, Bislimi takoi Lajçakun – Dalin detaje
Pas takimit Kurti – Vuçiq në Bruksel, ndërmjetësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, u takua edhe me zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Në një postim në Twitter, Lajçak tha se “mezi pret” ta realizojë vizitën e tij në Kosovë, për të diskutuar modalitetet e zbatimit të marrëeveshjes, shkruan lajmi.net.
“Në vijim të takimit të djeshëm të dialogut, me zëvendës kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçak.
“Mezi pres vizitën time në Kosovë së shpejti, për të diskutuar modalitetet e zbatimit. Theksoj rëndësinë e marrëveshjes për aneksin e zbatimit për të garantuar se gjithçka që është rënë dakord do të zbatohet”, ka shkruar Lajçak në Tëeet duke publikuar edhe foton e takimit me Bislimin. /Lajmi.net/
Followed up on yesterday’s Dialogue meeting with DPM @BislimiBesnik. Looking forward to my visit to Kosovo soon to discuss implementation modalities. Highlighted the importance of agreeing on the implementation annex to guarantee that everything agreed will be implemented. pic.twitter.com/z4t1MDHVhs
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 28, 2023