TË FUNDIT

Arifi për marrëveshjen: S’përmendet Lugina, s’ka reciprocitet siç premtoi Kurti

Arifi për marrëveshjen: S’përmendet Lugina, s’ka reciprocitet siç premtoi Kurti

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka folur për takimin e djeshëm Kurti – Vuçiq në Bruksel.

Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës përshëndesin marrëveshjen e arritur, por se nuk ka reciprocitet, sipas tij, siç kishte premtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Arifit:

Ne, shqiptarët e Luginës së Preshevës, përshëndesim marrëveshjen e djeshme në Bruksel.

Por, nuk ka reciprocitet siç premtoi Kurti, nuk përmendet askund në marrëveshje Lugina e Preshevës dhe asnjë garanci nga Serbia për të ndalur diskriminimin dhe pasivizimin e adresave.

Urime të gjithëve! Zoti na ndihmoftë!. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *