TË FUNDIT

Rrahje në Podujevë, arrestohen tre persona

Rrahje në Podujevë, arrestohen tre persona

Janë arrestuar tre persona të cilët janë përfshirë në një rrahje, mbrëmë në Podujevë.

Nga kjo përleshje ka mbetur i lënduar një person, i cili ka pranuar trajtim mjekësor, përcjell lajmi.net.

Rastin për lajmi.net e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në Podujevë, ku kanë qenë të përfshirë tre persona. Në këtë rast është lënduar një person, i cili ka pranuar trajtimit të nevojshëm mjekësor. Lidhur me rastin, sot rreth orës 01:00, në stacion policor janë shoqëruar tre personat e përfshirë.”, ka thënë Ahmeti.

Të dyshuarit pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për veprat sulm dhe lëndim trupor./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *