TË FUNDIT

Pesë të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm në Prishtinë, policia jep detaje

Pesë të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm në Prishtinë, policia jep detaje

Lajmi.net ka raportuar për një aksident i cili ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast lajmi.net ka kontaktuar me policinë, të cilët kanë dhënë detaje të reja rreth aksidentit.

Në aksident ishin të përfshira 2 automjete dhe kanë mbetur të lënduar pesë persona.

“Rreth orës 00:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ” Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.”, ka thënë zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *