TË FUNDIT

Haradinaj: Pranimi i planit franko-gjerman, e arritur e madhe

Haradinaj: Pranimi i planit franko-gjerman, e arritur e madhe

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një reagimi në Facebook ka thënë se pajtimi për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe.

“Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja”, ka thënë kreu i AAK-së, Haradinaj.

Ai po ashtu ka vlerësuar se po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve për çështjet tjera të hapura, për të cilat ai beson se do te gjenden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej edhe kapitulli i njohjes ‘de jure’ midis Kosovës dhe Serbisë!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *