Varrosen babai dhe e bija njëvjeçare, që vdiqën si pasojë e aksidentit tragjik në Kamenicë
Varrosen babai dhe e bija njëvjeçare, që vdiqën si pasojë e aksidentit tragjik në Kamenicë
Babai 33 vjeçar dhe bija e tij e moshës një vjeçare janë varrosur sot në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Që të dy vdiqën si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi në fshatin Hodonoc të Kamenicës.
A.E vdiq menjëherë pas aksidentit, kurse foshnja me inicialet O.E., fillimisht u trajtua në spital, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve të marra.
Në aksident e përfshirë ka qenë edhe bashkëshortja e A.E, e cila po trajtohet në spital, pas plagëve të rënda të cilat ka marrë./Lajmi.net/