TË FUNDIT

Çitaku për takimin e nesërm: Një marrëveshje me asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi

Çitaku për takimin e nesërm: Një marrëveshje me asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka shkruar në lidhje me takimin e nesërm që pritet të zhvillohet në mes kryeministrit Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq.

Çitaku tha se marrëveshja që pritet të nënshkruhet nesër do të ketë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në qendër dhe se nuk do të ketë njohje reciproke.

Sipas Çitakut, plani franko-gjerman ka ardhur si pasojë e negociatave të Kurtit, duke shtuar se kjo vetëm se do të vazhdojë status-quon aktuale, transmeton lajmi.net.

“Shkurt, nesër do të nënshkruhet një marrëveshje përmes së cilës palët zotohen so do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani. Një marrëveshje me asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi”, shkruan Çitaku në rrjetin social Facebook.

Sipas saj, ky plan nuk ka pikur nga qielli.

“Një status quo e re. Ky plan nuk ka pikur nga qielli.Ky është produkt i negocimit të Kryeministrit”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *