Policia me video sensibilizuese: Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin
Policia me video sensibilizuese: Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin
Policia e Kosovës ka reaguar pas shtimit të numrit të aksidenteve me fatalitet gjatë ditëve të fundit.
Përmes një video sensibilizuese, policia ka apeluar për kujdes të shtuar në trafik, shkruan lajmi.net.
“Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin. Mos e përdor telefonin gjatë vozitjes, se mund t’ju kushtojë me jetë” thuhet në mbishkrimin e videos.
Kjo video sensibilizuese nga policia vjen pas rasteve të shumta të aksidenteve me fatalitet gjatë javëve të fundit, të cilat kanë tronditur vendin.