TË FUNDIT

Policia parandalon kontrabandën e farmerkave, kërpudhave e disa kofeve me djath

Policia parandalon kontrabandën e farmerkave, kërpudhave e disa kofeve me djath

Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.

Me datën 23 Shkurt 2023, rreth orës 18:15 në fshatin Jarinje e poshtme gjatë realizimit të detyrave të patrullimit Policia ka ndaluar automjetin VW Pasat ngjyr hiri me traga të Serbisë dhe me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas serb, i cili në rrugë ilegale kishte tentuar të kontrabandonte mallra nga territori i Serbisë

Mallrat e kontrabanduar përfshijnë:

Farmerka;

Kampiona {këpurdhë};

Djath;

Ajkë dhe;

Mallra nga tekstili;

Personi i dyshuar, që rezulton të jet recidivist i veprave të kontrabandës me mallra së bashku me automjetin e tij është dërguar stacionin policor (SPMK) Leposaviq për procedura të mëtejme ligjore. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *