TË FUNDIT

Policia gjobit veturat e parkuara në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë

Policia gjobit veturat e parkuara në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë

Policia e Kosovës ka gjobitur automjetet e parkuara në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Në fotot e dërguara nga lexues të lajmi.net, shihen zyrtarët policorë të cilët kanë vënë gjoba në automjetet që gjendeshin të parkuara në rrugë.

Rruga “Bajram Kelmendi” është një ndër rrugët me fluks të madh të automjeteve, gjë që shpesh shkakton edhe bllokim të rrugës duke marrë parasysh edhe automjetet e parkuara në vende të ndaluara për parkim.

Komuna e Prishtinës kohë më parë kishte paralajmëruar zgjidhje për këtë rrugë, por se deri më tani nuk është ndërmarrë ndonjë veprim në atë drejtim. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *