Nuk duan të dëgjojnë për rregulla, taksitë tani parkohen anash pengesave e drejtë në rrugën “Muharrem Fejza”
Nuk duan të dëgjojnë për rregulla, taksitë tani parkohen anash pengesave e drejtë në rrugën “Muharrem Fejza”
Qytetarë të shumtë detyrohen të përballen me probleme në trafik çdo ditë në Prishtinë.
E kjo s’është e vetmja.
Janë pikërisht banorët e rrugës Muharrem Fejza, e të gjithë ata të tjerë që duhet të kalojnë në këtë anë që e kanë thuajse të pamundur lëvizjen e lirë si shkak i parkingjeve të parregullta.
Pjesa e trotuareve dhe ajo e ndarë për çiklistët është shndërruar në parking të taksive.
Për të parandaluar këtë nga Komuna e Prishtinës janë vendosur disa pengesa, por siç duket nuk do të bëjnë asgjë vetëm se do të ngushtojnë edhe më tepër qarkullimin për automjetet pasi taksitë tashmë janë parkuar anash tyre.
Kompanitë e taksive të cilat po bëjnë këtë janë të shumta, e çdo ditë gjenden në vendin e njëjtë.
Rrallë herë në këtë rrugë shihen ekipe policore, të cilët do të duhej edhe të përkujdeseshin për shqiptim të gjobave dhe largimin e tyre nga kjo anë që po pa mundëson lëvizjen e lirë për qytetarët./Lajmi.net/