Lajçak: Plani evropian është “merre ose lëre”, nuk do të negociohet
Lajçak: Plani evropian është “merre ose lëre”, nuk do të negociohet
Takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, për herë të parë do t`i kushtohet propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
Kështu ka deklaruar në një intervistë për RTK-në emisari i BE-së Mirosllav Lajçak.
Ai ka potencuar se presin që zyrtarisht palët të deklarojnë nëse e pranojnë planin.
Sipas Lajçak, plani në vete është “Lëre ose Merre!”.
Ai tutje ka theksuar se plani nuk do të negociohet, sepse vetë plani është i hartuar nga Bashkimi Evropian dhe palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me to dhe nuk shohim asnjë arsye as gjasa për negociata.