TË FUNDIT

Avni Dehari lëshon sallën, Kurti: Njeriu që ka duruar gjithçka, pafytyrësinë e Berishës nuk mundi

Avni Dehari lëshon sallën, Kurti: Njeriu që ka duruar gjithçka, pafytyrësinë e Berishës nuk mundi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, është deklaruar pas fjalës së deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, i cili foli për rastin e Astrit Deharit dhe zhdukjen e mostrave që ruheshin në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se Avni Dehari, babai i aktivistëve të ndjerë, Astrit dhe Arbënor Dehari, ka lëshuar sallën e Kuvendit pas fjalës së deputetit Berisha, shkruan lajmi.net.

“Avni Dehari e lëshoi sallën. Njeriu që ka duruar gjithçka, pafytyrësinë e deputetit Berisha nuk mundi”, ka deklaruar Kurti në Facebook.

Kujtojmë se deputeti Hisen Berisha deklaroi në Kuvend që për të zbardhur rastin e Astrit Deharit, duhet të hetohet edhe sulmi ndaj Presidencës dhe vetëvrasja e vëllait të Astritit, Arbënorit. Berisha ka pyetur edhe pse një rrugë në Prishtinë është emëruar në emër të vëllezërve Dehari.

“Cili ishte roli i tyre? A e bëtë për heshtjen e familjes?”, ka deklaruar Berisha. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *