TË FUNDIT

Vazhdon bastisja në banesën e Adil Behramajt, flet avokati i tij

Vazhdon bastisja në banesën e Adil Behramajt, flet avokati i tij

Avokati Artan Qerkini ka deklaruar se bastisja në banesën e këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi është duke vazhduar.

Ai nuk ka treguar detaje rreth këtij operacioni veçse ka theksuar se të gjitha do të bëhen të ditura pasi të përfundojë bastisja.

“Bastisja është në rrjedhë e sipër, pas përfundimit të saj do të deklarohemi në tërësi ne lidhje me atë se çfarë ka ndodhur. Më lejoni të shkoj te vendi ku është duke u zhvilluar bastisja pastaj do të ju japim informata më të hollësishme. E gjithë kjo do të bëhet e ditur në fund të këtij procesi”. Bastisja është duke ndodhur në banesën e zotit Behramaj”, ka thënë Qerkini derisa ka hyrë në objektin ku banon Behramaj.

Mëngjesin e sotëm ka filluar basitsja në banesën e Adil Behramajt i cili ka qenë këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaci.

Lajmi.net ka drejtuar pyetje në adresë te Dhomave të Speciaizuara lidhur me këtë çështje ku Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se nuk i komentojnë hetimet.

“ZPS nuk i komenton hetimet e saj”, thuhet në përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *