POLITIKATË FUNDIT

Familjarët e përcjellin në burg Gani Gecin për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit

Halil Geci, ka njoftuar se sot bashkë me familjarë të tjerë e kanë përcjellë Gani Gecin për në burg ku edhe do ta vuaj dënimin me 3 vjet e gjashtë muaj për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

“Sot vëllau i jonë Ganiu po i përgjigjet vendimit të gjykates i dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj,neve si vëllezër me djemet tonë dhe miqë e shokë po e përcjellim që vëllau i jonë me përkushtim i nënshtrohet denimit.

Urojm të këthehet sa ma shpejt dhe më nderë si gjithmonë. Gjithmonë se bashku do ja dalim”, ka shkruar Halil Geci.

Më 30 nëntor 2022 Gjykata e Apelit kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes së Gani Gecit dhe kishte konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore që kishte dënuar Gecin me 3 vite e gjashtë muaj burg.

Sipas vendimit, Gani Geci ka qëndruar në paraburgim prej 22 gushtit të 2014 deri 3 qershor 2016, kohë e cila do t`i llogaritet në dënimin e plotë.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Për një vit afër 5 mijë veta hoqën dorë nga shtetësia kosovare


Kosovë-Shqipëri

Të revoltuar me Vuçiqin dhe Listën Serbe, serbët në veri organizojnë protestë


Kosovë-Shqipëri

Publikohet fotoja – ky është ish-kampioni shqiptar i boksit, që u vra në Gjermani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *