POLITIKATË FUNDIT

Qytetarët e Kosovës kërkojnë rritje të pensioneve e përfundim të dialogut

Qytetarë të intervistuar nga EO janë shprehur të pakënaqur me mungesën e rezultateve për dy vjet qeverisjeje nga Kurti.

Disa prej tyre kërkojnë që të përfundojë dialogu me njohje nga Serbia, e të rriten pensionet.

I kënaqur me Qeverinë që erdhi në pushtet me 51 për qind nuk është aspak Enver Shabani, të cilën lë të kuptohet se e ka votuar dhe vetë.

“Nuk jam i kënaqur hiç. Kam pritë ma mirë, e veç ma keq ka ardhë me këtë Qeveri. Të gjithat janë të këqija, asnjë e mirë s’është hiç”, u shpreh Shabani.

Njëjtë mendon edhe Fetush Morina. Ai thotë se ka pritur dinjitet më shumë për pensionistët dhe shkollim më të mirë për të rinjtë.

“Jo aq për besë. Kemi pritur Pavarësinë e me na urua Serbia, kemi pritur qeta nxënësit e shkollës, me ju ndihmu nxënësve, me ju ndihmu popullit, me ua rrit rrogat pak, pensionerëve me ju ndihmu. Ka punu 40 vjet, 100 euro i merr. Aty shteti i ka fajet. Mesatar pensionerët duhet me qenë bile 200 euro mesatar pensioni”, u shpreh ai, teksa shpreson që këtë vit të kenë pensione më të mira.

Ndërsa Bashkim Latifi, shpreson që këtë vit të përfundojë dialogu Kosovë-Serbi.

Ai ka kërkuar më shumë unitet nga partitë politike.

“Çka nuk kemi prit se. Dëshira më e madhe është me zgjidh një herë e përgjithmonë këtë problem që ka Kosova me Serbinë. Dhe kjo Qeveri duhet të bëhet bashkë, të unifikohet me të gjithë spektrin politik dhe ta zgjidhin një herë e përgjithmonë çështjen e Kosovës. Problemi të pa zgjidhur në Serbinë, sepse ne konsiderojmë që shteti jonë i ka kufijtë dhe gjithçka zgjidhjen e mirë por ky problem si po duket është shumë më i madh t’i mbledh të dijshmit, ata që janë në ajkën e Kosovës dhe ta zgjidhin një herë e përgjithmonë këtë problem. Dhe besoj që do zgjidhet, ky vit do të jetë vit i zgjidhjeve, mirëpo dashtë Zoti të zgjidhet sa ma mirë që është e mundshme”, u shpreh Latifi.

Më i kënaqur pak me këtë Qeveri u shpreh Bajram Sekiraqa. Falënderues është për subvencionimin e energjisë për qytetarët.

“Me Kurtin, unë për vete jam i kënaqur… Rrymën po na e paguan, gjysmën qashtu; disa gjëra i ka rregullu”.

Por, edhe ky pensionit nuk është i kënaqur me pensionet. “Nuk jam i kënaqur, po ndoshta s’kanë mundësi më shumë me rritë, ndoshta s’ka buxhet. Me pasë buxhet ai i rrit”.

“Unë pres këta të rinjtë me pas punë, mos me shku jashtë, po mendoj në vend të vet. Për mua s’ka çka vlen tash jam plak. Po na presim për me qenë mirë, por e nuk e di unë”, u shpreh Bajram Sekiraqa.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Lëshohen në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2, Rama: U tha, u bë


Kosovë-Shqipëri

Vrasja në “Kobra City”, axha i viktimës: Nipi u qëllua brenda veturës nga prapa (VIDEO)


Kosovë-Shqipëri

Analisti Veljkoviq: Serbët po largohen masivisht nga veriu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *