POLITIKATË FUNDIT

Joseph: Barrikadat, dëshmi se si Vuçiqi i manipulon SHBA-në dhe BE-në

Tensionet në veri të Kosovës nuk janë kapërcyer në një mënyrë për të siguruar stabilitet, por përkundrazi ftojnë paqëndrueshmëri të vazhdueshme, ka thënë për Radion Evropa e Lirë Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Washington dhe ish-zëvendësshef i misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Mund të presim një qetësi të caktuar për një kohë, derisa Aleksandar Vuçiq të vendosë se i duhet sërish një krizë në Kosovë. Mbi të gjitha, ai dëshiron të ruajë levën që ka mbi Kosovën, sepse ajo ruan pushtetin e tij”, ka thënë Joseph, duke shtuar se përderisa kjo nuk e kuptohet, nuk do të ketë përparim për Kosovën, vetë Serbinë dhe demokracinë e saj dhe gjithë rajonin.

“Ato barrikada, që fatmirësisht janë hequr, janë vetëm metaforë, sepse ka ‘barrikada gjigante’ mes Serbisë dhe Kosovës. Ka edhe ‘barrikada’ në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian. Këto ‘barrikada’ shërbejnë si ‘urë’ midis Serbisë dhe Rusisë”, ka shtuar ai.

Ai beson se ka mënyra për t’i hequr ato barrikada, por se SHBA-ja dhe BE-ja nuk duan t’i shqyrtojnë ato opsione dhe se janë subjekt i manipulimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Pas 20 ditësh bllokim të rrugëve infrastrukturore, grupet e serbëve nga veriu i Kosovës hoqën barrikadat, të ngritura pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq. Pantiq të mërkurën u lirua nga paraburgimi duke u transferuar në arrest shtëpiak.

“Këto barrikada u hoqën në atë mënyrë që mund të vendosen përsëri shumë lehtë. Pra, kjo nuk është një zgjidhje e mirë. Është një tjetër dëshmi se si Aleksandar Vuçiq manipulon SHBA-në dhe BE-në duke përdorur levën e pushtetit që Serbia ka mbi Kosovën”.

Ai ka vlerësuar se qëndrimi i NATO-s dhe KFOR-it përballë situatës në veri dhe kërkesës së Serbisë për rikthim të ushtrisë, ishte i gabuar.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Gërvalla për Asociacionin: Nuk do të ndodhë, ka vdekur kur Kushtetuesja tha se bie ndesh me 23 nene


Kosovë-Shqipëri

Plagosi aksidentalisht një person në aheng, arrestohet i dyshuari në Rahovec


Kosovë-Shqipëri

Digjen dy vetura në Kamenicë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *