Bora Zemani zbulon raportin e djalit të saj me Donaldin
Lidhja e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ishte kryetema e muajve të fundit të vitit të kaluar dhe fillimi i këtij viti.
Takimi i tyre në “BBV” ishte ndër më të komentuarat, shkruan lajmi.net.
Përtej kësaj më pas lidhja e Donaldit me Beatrix Ramosajn në “BBV” u shndërrua në lajmin kryesor.
Por pas përfundimit të “BBV”, Donaldi dhe Bora u rikthyen sërish bashkë.
Së fundi moderatorja ishte e ftuar në “Wake Up” ku foli për shumëçka.
Sigurisht nuk mungoj pyetja për raportin mes Donaldit e djalit të moderatores, Arborit.
“Kanë marrëdhënie shumë të mirë. Arbori thotë ‘Donaldi është shoku im i ngushtë’. Luajnë edhe playstation bashkë”, tha ajo.