Blero më i dashuruar se kurrë, publikon fotografi duke u puthur me të dashurën e re
Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, gjatë këtij viti ishte tejet i komentuar në media.
Ai u komentua për ndarjen nga Afrona Dika.
Ata i dhanë fund martesë së tyre pas disa vitesh së bashku.
Por kaloi shumë pak kohë nga konfirmimi i ndarjes dhe Blero zbuloi se ka filluar një lidhje të re dashurie.
Mediat kanë zbuluar se vajza që i ka marrë zemrën është shqiptare e Kosovës, e cila jeton në Gjermani, por këngëtari ka vendosur që portretin t’ia mbajë të fshehtë akoma.
E së fundi ai ka publikuar një imazh të ri teksa shihet duke e puthuar atë, por sërish i ka mbuluar portretin e saj.
Duket se Blero është më i dashuruar se kurrë.